Jose Mourinho mund ta mbajë në “Old Trafford” Anthony Martialin, nëse ky i fundit vazhdon të punojë. Që nga ardhja e Jose Mourinhos te Manchester Unitedi, Anthony Martial, ka humbur vendin e titullarit.
Për të mbetur në “Old Trafford” dhe për të fituar më shumë minuta, Mou ka kërkuar qëndrueshmëri në paraqitjet e Martial, të cilin e lavdëroi pas miqësores me Real Madridin.
“Duam më shumë qëndrueshmëri në talentin e tij. Paraqitja ndaj Realit ishte pozitive. E lash të luajë për 90 minuta dhe po e shijonte ndeshjen”, tha Mourinho.
“Është e rëndësishme të provojmë gjëra në këso miqësore, kështu që ishte e rëndësishme për vetëbesimin e Martialit”.
“Ai është lojtar i ri, ka ende për të mësuar, kohë për t’u përmirësuar dhe ende për t’u zhvilluar si lojtar”.
“Mund të them se është duke u stërvitur më mirë se më parë, është duke punuar më shumë se më parë, pyetja është që të ketë qëndrueshmëri në atë që bën”, theksoi mes tjerash Mou. /Gazeta Express/