Lajme

Vodhi një telefon në dyqan, vajzës nga Elbasani i del videoja skandaloze!

By FIRST CHANNEL

July 23, 2017

Kjo vajzë e re në qytetin e Elbasanit është kthyer në një personazh publik për shkak të gjestit të shëmtuar që ka bërë.

Në një dyqan këpucësh ajo ka vjedhur një telefon. Pronarët e dyqanit kanë vendosur që ta bëjnë publike videon, ku në të shihet vajza e cila gjen një celular në vendin ku ekspozoheshin këpucët, bën sikur shikon një palë sandale, pastaj merr aparatin celularë dhe e fut në çantë duke u larguar me shpejtësi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një prej dyqaneve të një qendre tregtare.