Mbrëmjen e së shtunës policia e Durrësit u njoftua për një granatë në një banesë.
Një atentat me granatë ndaj familjes Zeqiri u shmang pasi për fat të mirë nuk ka arritur të shpërthejë.
Pronarit i banesës, mësohet se ka pak ditë që është kthyer nga Anglia.
Ai është shprehur në polici se nuk kishte konflikte me askënd./Gazeta Express