Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventus gjatë kësaj vere
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri insiston se Paulo Dybala do të qëndrojë në Torino, pavarësisht lajmeve që e lidhin me Barcelonën.
Në Spanjë mediat shkruajnë se Dybala është zëvendësuesi i mundshëm i Neymarit, i cili po kërkohet nga PSG.
“Dybala është lojtar i Juventusit dhe do të qëndrojë me ne”, tha shkurt Allegri pas humbjes 2:1 nga Barcelona.
Për Dybalan po ashtu interesohet edhe Real Madrid. /Express/