Showbiz

Vdes aktori i ‘Home Alone’

By FIRST CHANNEL

July 22, 2017

John Heard, aktori i Hollivudit i njohur më së miri për rolet e tij në filmat ‘Home Alone’ dhe ‘Gladiator’, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i Heard u gjet në një hotel në Palo Alto, Kaliforni, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se ai ka qenë duke qëndruar në hotel pas “një operacioni të vogël në shpinë” këtë javë.

Heard njihej më së miri për rolin e tij si Peter McCallister, babai në filmat ikonik ‘Home Alone’.