Dy shtetas të huaj u mbytën sot në ujërat e bregdetit shqiptar, duke shtuar kështu frikshëm bilancin e të mbyturve vetëm brenda muajit korrik.
Në një reagim në lidhje më këtë tragjedi reagoi edhe ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i cili fajëson instancat shtetërore që nuk kthejnë vëmendjen nga kjo çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar.
“Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon. Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s’ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog. As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.”, shkruan Vasili. /Gazeta Express/