Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Serbi rreh pilotin britanik në kafe, pasi ai mburrej se kishte bombarduar Serbinë në 1999

Rade Stanicic nga Loznica ka rrahur në Cyrih një pilot britanik në kafiteri, sepse ai e ka dëgjuar atë duke folur me krenari se si ai ishte i përfshirë në bombardimin e Serbisë në vitin 1999.

Një mik i Stanicic i kishte thënë Blicit serb se Stanicic u paraburgos për këtë nga autoritetet e policisë zvicerane.

Ai tha se Stanicic u ndie i provokuar nga mburrja që piloti anglez bënte hapur, për pjesëmarrjen e tij në bombardimet e NATO’s në Serbi, gjatë luftës në Kosovë.

Piloti ishte dërguar në spital, por jo në një gjendje kritike.

Stanicic ishte pronar i disa klubeve të natës në Zvicër, në të cilat këndojnë shpesh yjet serbe të muzikës.

Exit mobile version