Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Sali Berisha shkon të votojë, por… harron pasaportën në shtëpi

Paraditen e sotme procesit të votimit për kreun e ri të PD-së iu bashkua edhe ish- kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se Berisha kishte harruar të merrte me vetë një dokument identifikimi.

Edhe pse Berisha është një figurë e njohur politike ligji e përcakton qartë që askush nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës pa dokument identifikimi.

Por ndërsa Berisha ishte duke dhënë një prononcim për mediat, atij i kanë sjellë edhe pasaportën për të qenë në rregull edhe juridikisht./Gazeta Express

Exit mobile version