Nikos Kasemaj nga Elbasani ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesnatën e kaluar, kur një tërmet i fuqishëm goditi Mesdheun.
Nikos ndodhej në lokalin e tij në ishullin grek Kos, kur nisën lëkundjet shkatërrimtare. Bashkë me të ishin edhe disa turistë.
“Ishte një tronditje e tmerrshme me një zhurmë që të kallte datën. Toka lëkundej sikur të ishte djep. Bashkë me disa turistë mezi dolëm nga lokali. Shpëtuam për mrekulli. Por lokali u bë copë e thërrime. Një gjë aq të frikshme nuk kam parë në jetën time. Pastaj erdhën dallgët e fuqishme që përmbytën gjithçka. Tani jemi të rrënuar dhe nuk di nëëse do të na ndihmojë shteti grek”, ka treguar ai për Infoelbasan.