Lajme

Nga Tirana në Sarandë për të djegur 1 ha tokë, pranga 32-vjeçarit

By FIRST CHANNEL

July 22, 2017

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një 32-vjeçar, duke e akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Bëhet fjalë për Andi M., banues në Tiranë, i cili rreth orës 08:30 në kullotat e fshatit Rumanxa, Finiq, Sarandë ka shkaktuar qëllimisht zjarrëvënie, ku është djegur një sipërfaqe toke rreth 1 ha me shkurre e bimësi e egër.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ”Shkatërrim i pronës me zjarr”.

/Gazeta Express/