Mourinho dëshiron sa më shpejtë të transferohen në “Old Trafford” lojtarët që kërkon dhe nëse nuk mund të vijnë së paku edhe dy, ai ka thënë se do t’i mjaftonte edhe një, që besohet të jetë Ivan Perisici i Interit.
Jose Mourinho ka kërkuar urgjentisht nga Manchester United që të takohet me Interin për Ivan Perisic – “Jam duke pritur për diçka më shumë”, transmeton Gazeta Express.
Anësori kroat dëshiron t’i bashkohet “Djajve të Kuq”, por Interi po kërkon 55 milionë euro për 28 vjeçarin, shifër që momentalisht United nuk është e gatshme ta paguajë.
Portugezi thotë se rivalët në Premierligë janë forcuar shumë për sezonin e ri dhe pret që edhe drejtuesit e United të reagojnë sa më parë.
“Transferime të reja? Nuk e di. Nuk e kontrolloj unë këtë”, tha Mou pas fitores 2:0 në miqësore ndaj Manchester City, përcjell Express.
“Meritat që Romelu Lukaku dhe Victor Lindelof gjenden këtu, nuk janë të miat, por të Ed Woodward dhe ekipit të tij”.
“E falënderoj për punën e mrekullueshme që sollën dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Por, kemi nevojë edhe për pak më shumë kur i shikoni ekipet tjera në Premierligë si, Man City, Liverpool dhe West Ham, mënyra se si po përforcohen, duke marrë lojtarë të mirë, lojtarë të rëndësishëm”, vijoi portugezi.
“Kampioni (Chelsea) ka blerë tre lojtarë fantastik me shumë eksperiencë”.
“Gjithashtu jam duke menduar edhe për West Ham United, për ndeshjen e parë në Premierligë. Ata kanë blerë Joe Hart, Chicharito dhe Arnautovic. Duket sikur do të luajnë për ta fituar Premierligën”, shtoi ish trajneri i Chelseat.
“Gjithashtu edhe ekipet tjera janë duke bërë punë fantastike në transferime, andaj pres diçka më shumë”, përfundoi Jose Mourinho, duke i thënë sinjale Ed Woodward se dëshiron sa më parë të paktën edhe një lojtar në “old Trafford”.
Perisic (Inter), Matic (Chelsea) dhe Aurier (PSG), janë tre lojtarët që po i monitoron Jose Mourinho. /Gazeta Express/