Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Lamtumirë Barcelonë (Foto)

Neymar u ka thënë shokëve të Barcelonës se do të transferohet në Paris Saint-Germain

Ylli brazilian, Neymar ka vendosur që të largohet nga Barcelona. Ai është i vendosur që të transferohet te Paris Saint-Germain

Sipas ‘La Parisien’, Neymar me t’iu bashkuar Barcelonës në stërvitje, iu ka bërë të ditur bashkëlojtarëve se do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Edhe PSG është e vendosur që ta transferojë Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 22 milionë eurove.

Kurse, lojtarit i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse – 596 mijë funte në javë (673 mijë euro në javë) ose rreth 33 milionë euro në sezon, përcjell Express. /Express/

Exit mobile version