Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë të mundur ditën e djeshme arrestimin e një 41-vjeçari.
Siç bëhet me dije nga policia në pranga është vënë Edmond Nikollaj, 41 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim penal nr 782/139 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Mashtrimi”.
Veprimet e mëtejshme procedurale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.
/Gazeta Express/

