Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, policia e Fierit bën me dije se është finalizuar me sukses i operacionit antidrogë të koduar “Pazari”.
Gjatë kontrolli të ushtruar në lagjen “16 Prilli” në banesën e Skënder Vrenozi dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 75.5 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë operacionit, bashkë me Skënder Vrenozi, ishin edhe Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj të cilët dyshohen si bashkëpunëtor të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e E.V, 31 vjeç,(djali i shtetasit Skënder Vrenozi), u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT me 1 krëhër dhe 5 fishekë.
E.V u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Ndërsa, policia ka vënë në pranga Skënder Vrenozi, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier, Spartak Çeraj, 43 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër si dhe Klaudio Hasaj, 32 vjeç, banues në lagjen “Perash” Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
/Gazeta Express/

