Lajme

20 vite burg për 3 shqiptarët e kapur me drogë në Angli

By FIRST CHANNEL

July 22, 2017

Pas disa muajsh hetime, një gjykatë angleze vendosi të dënojë me 20 vite burg në total tre shqiptarët e kapur me drogë të klasit A, në Cardiff të Uellsit.

Mediat britanike bëjnë me dije se, ditën e enjte tre shqiptarët Kristian Bujaj, 26-vjeç, Klaudio Doroftei, 25-vjeç dhe Ermal Zina, 39-vjeç dolën para gjykatës në Cardiff ku janë njohu me dënimin, ku përkatësisht u dha 6 vite dhe 8 muaj burg për Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 muaj dha për Bujaj.

Tre shqiptarët u arrestuan nga policia me 7 shkurt, ku atyre në një banesë u zbuluan dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefonë.

Ndërsa, pas kontrolleve të imtësishme të policisë, në një tjetër banesë në Nesta Road, në Canton, shqiptarëve iu zbuluan edhe 6 mijë paund, para kesh, të cilat i kishin fshehur nën dysheme.

Nga të dhënat e policisë në atë kohë, u tha se drogë e kapur kapte një vlerë prej më shumë se mijë paundëve.

Nga hetimet e kryer më pas nga policia, u zbulua se shqiptarët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shpërndarje droge në zonën e Cardiff-it.

/Gazeta Express/