Lajme

Tërmeti në Turqi/ Ambasadori Gazheli: S’ka viktima apo të lënduar shqiptarë

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Ditën e djeshme një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë dhe disa ishuj grekë.

Ambasada jonë në Turqi bën me dije se nga tërmeti që goditi qytetin e Bodrumit nuk ka viktima apo të lënduar nga radhët e shqiptarëve.

“Ambasada Shqiptare në Turqi pas komunikimit me autoritetet Turke konfirmon se nuk ka viktima dhe as të lënduar qytetarë shqiptarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin e Bodrumit në Turqi”, njofton ambasada./Gazeta Express