Botë

Tërmeti në Turqi, Ambasada shqiptare: Nëse keni nevojë për ndihmë, telefononi në këtë numër

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Ambasada shqiptare në Turqi ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë apo asistencë pas tërmetit që goditi këtë vend dhe disa ishuj të Greqisë ditën e djeshme.

Ndërsa, më herët ambasada jonë në Turqi bëri me dije se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga radhët e shqiptarëve.

“Ambasada Shqiptare në Turqi pas komunikimit me autoritetet Turke konfirmon se nuk ka viktima dhe as të lënduar qytetarë shqiptarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin e Bodrumit në Turqi”, njofton ambasada. /Gazeta Express/