Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Në pranga 53-vjeçari nga Shkodra, kapet me automatik dhe qindra fishekë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e djeshme një person, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se është arrestuar Gjovalin Lumaj, 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik model 56, dy krehër dhe 152 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Gazeta Express/

Exit mobile version