Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e djeshme një person, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se është arrestuar Gjovalin Lumaj, 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër.
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik model 56, dy krehër dhe 152 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Gazeta Express/