Lajme

Mbytet rusja në Ksamil/ Luan Rama: Kohë turizmi, bilanc lufte. Askush nuk reagon

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Gjatë ditës së sotme një turiste ruse, 16 vjeçe humbi jetën në Ksamil.

Viktima e radhës, ndër të shumtët të ndodhur ditët e fundit në brigjet shqiptare.

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama shkruan se hartës së viktimave të mosveprimit kriminal e të qëllimtë të qeverisë i shtohet edhe Ksamili! Kohë turizmi – bilanc lufte!

“Askush nuk reagon, askush nuk zbaton ligjin, megjithëse ky vend ka edhe qeveri që ka kryeministër, ka edhe ministri të ashtuquajtur turizmi qe ka edhe ministër, ka agjensi te bregdetit me drejtor, ka bashki me kinse kryetarë! Ka madje edhe Prokurori të Republikës!”, shkruan ai.