100 milionë euro, kaq para duhet të paguajnë klubet që duan Andrea Belottin.
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, insiston se klubi nuk ka nevojë ta shesë Belottin dhe ka përsëritur se do largohet vetëm për 100 milionë euro, që është klauzola e italianit.
Milani është duke insistuar për lojtarin, por Kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të derdhin 100 milionë euro në arkat e Torinos.
“Belotti ka klauzolë, por shpresojmë të qëndrojë në Torino edhe për një vit”, tha Cairo për Sky Sport Italia.
“Ai mund të qëndrojë në Torino. Nëse një klub italian ofron 100 milionë euro dhe ai dëshiron të largohet me çdo kusht, atëherë do të mendoj për këtë”, shtoi presidenti i Torinos. /Gazeta Express/