Coutinho nuk është në shitje, kjo është përgjigjja e Jurgen Klopp për Barcelonën.
Barcelona ka bërë ofertë prej 72 milionë funteve për Philippe Coutinhon, për të cilin është duke insistuar tash e disa vite.
Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga klubi, derisa trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, ka insistuar se braziliani nuk është në shitje.
“Po, mund ta them shumë bindshëm se ai nuk është në shitje”, tha Klopp.
“Nuk jam i befasuar për interesimin e klubeve për në lojtarët e Liverpoolit. Nuk është kompliment, por njerëzit e shohin se çfarë lojtarë të mirë kemi”.
“Por, një mesazh shkon për të gjithë dhe shumë i rëndësishëm, ne nuk jemi klub që shesim”, theksoi mes tjerash Klopp. /Gazeta Express/