Lajme

Kanabis në parcelën e misrit në Lezhë, dy në pranga

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia e Lezhës bën me dije se ka asgjësuar 13 bimë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Gjatë kontrollit në fshatin Tale, në Lezhë, është zbuluar se një parcelë të mbjellë me misër, janë konstatuar të kultivuara në mënyrë të çrregullt nëpër parcelë, 13 bimë narkotike me lartësi nga 50-170 cm .

Parcela ku u konstatuan bimët narkotike, është në pronësi dhe afër banesës së Kastriot Luka , 43 vjeç , i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjithashtu , në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe Pjetër Luka, 57 vjeç , banues në Tale , me detyrë Kryetar i fshatit Tale , për veprën penale “Shpërdorim detyre.

Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme. /Gazeta Express/