Lajme

Ja çfarë uji pinë vushtrriasit (VIDEO)

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Në këtë kohë vape kur njerëzit kanë më shumë nevojë për ujë, duket se për vushtrriasit ky është vetëm “lluks”.

Një banor nga atje ka publikuar një fotografi, ku shihet duke dalë nga çezma ujë me ngjyrë kafe, njofton Klan Kosova.

Madje ky vushtrrias ka ironizuar më këtë fakt.

“Ndërkohë ujësjellësi në Vushtrri – nuk është edhe aq keq ka ngjyrë kafeje”, ka shkruar banori mbi videon e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

“Përkufizimi i vetëm i drejtë i kësaj është TMERR”.