Wolfsburg është hedhur seriozisht në sulm për t’i siguruar shërbimet e Martialit.
“Tuttomercatoweb” dhe “Kicker” janë duke raportuar se Wolfsburg ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Ashtu si Inter, edhe klubi gjerman e dëshiron lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Sido që të jetë, “Tuttomercatoweb” raporton se Interi është në përparësi pasi klubi italian do të mundohet të përfshijë Martialin në shitjen e Ivan Perisic, ky i fundit është duke u kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho. /Express/

