Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Incident! Fatmiri, njeriu që ka marrë plagë ditën që është rrëzuar statuja e Enverit

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi i cili së bashku me një pjesë të deputetëve të djathtë që nuk u kandiduan më për deputet në listat zgjedhjeve të 25 qershorit zhvilluan sot takimin me demokratët e zhgënjyer, ku siç ra bë sy e pranishme ishte edhe deputetja Majlinda Bregu.

Por gjatë fjalës së ish ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, njëri prej anëtarëve të PD ka kërkuar të merrte fjalën për të folur në podium, ndërsa në radhë ishte një tjetër anëtare e PD-së nga dega Durrës.

“Fatmiri është njeriu që ka marrë plagë ditën që është rrëzuar statuja e Enver Hoxhës. E meriton të flasë dhe të dëgjohej”, tha Mustafaj, ndersa nga sa dëgjohej në sallë ai i drejtoi disa pyetje Patozit dhe deputetëve të tjerë se pse nuk kishin kërkuar që të mblidhej gjithë PD-ja në një takim dhe bëjnë takime veç e veç. /Gazeta Express/


WhatsApp Video 2017-07-21 at 20.14.16 by revistaime

Exit mobile version