Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i ulur sot në Gjykatën e Apelit tha se ai nuk ka kryer krim dhe se kundër tij është duke udhëhequr një fushatë diskredituese politike. Ai tha se po përgatitet për të fituar zgjedhjet dhe jo të ikë.
Unë nuk e kam kryer vepër penale për të pasur arsye që të frikësohem. Kundër meje po udhëhiqet një proces politik. PSP-ja nuk ka dëshmi kundër meje, ka thënë Nikolla Gruevski në seancën e hapur në Gjykatën e Apelit në Shkup.
I vetmi dëshmitar kundër meje është Zaevi, me padurim pres që të fillojë procesi i gjykimit që opinioni publik të vërtetohet në pafajësinë time. Kam pasur mundësi që të ik për dy vjet, pasi PSP-ja ka njoftuar se kundër meje do të ketë padi penale. Kam udhëtuar dhe jam kthyer, ka thënë Gruevski.
Ish-kryeministri Nikola Gruevski, nga letra e tij ka lexuar se ka qenë udhëheqës i partisë më të madhe më Maqedoni dhe se qytetarët kanë votuar për të edhe përkundër akuzave nga PSP-ja.
Unë jam duke u përgatitur për t’i fituar zgjedhjet, e jo për të ikur. Ku do të ikja në këtë botë globale, deri tani nuk kam munguar në seanca dhe në çdo thirrje nga gjykata do të paraqitem, thotë Gruevski i cili mendon se paraqitja në gjykatë dhe konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit janë masa e vetëm që votuesit të fitojnë percepcion se ai është fajtor.
Avokati i PSP-së, Burim Rustemi thotë se masat nuk janë politike por janë për shkak të sjelljes së Gruevskit.
“Qasjet në procesverbale i ka si alibi, mbrojtja e Gruevskit nuk i ka inspektuar, por vetëm i ka shqyrtuar procesverbalet. I ka penguar hetimet dhe afatet e PSP-së”, thotë Rustemi.

