Botë

Gjiganti evropian i prish plane Milanit për Sanchesin (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Manchester United është hedhur në sulm për Renato Sanches.

Manchester United do të tentojë ta mposhtë Milanin në garën për mesfushorin e Bayern Munich, Renato Sanches, raporton “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Jose Mourinho e ka kërkuar lojtarin edhe pas Euro 2016, por dështoi të mposhtë konkurrencën e Bayern Munich.

Nëse “Djajtë e Kuq” dështojnë për Eric Dier të Tottenham, Mou do të shkojë sërish për Sanches. Bayern Munich është bërë gati ta shesë për 40 milionë euro.

19 vjecari ka bërë 25 paraqitje për gjermanët sezonin që lamë pas, duke mos shënuar asnjë gol.

Ai nuk arriti ta bindë Carlo Ancelottin dhe për këtë do t’i thotë lamtumirë klubit nga “Allianz Arena” pas vetëm një viti qëndrimi në gjermani. /Gazeta Express/