Lajme

Çerdhja që detyron fëmijët të falen mbyll faqen në Facebook pas raportimeve (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 21, 2017

Kopshti i fëmijëve ‘Bleta’ në Shkup të Maqedonisë, që krahas riteve të tjera fetare i mëson fëmijët edhe të falen, e ka mbyllur faqen e saj në rrjetin social Facebook, pas raportimit gjatë ditës së sotme.

Gazeta Metro raportoi sot se kopshti ‘Bleta’ vesh fëmijët me rroba islame dhe i detyron ata që të falen si të ishin në xhami, e jo në një insitucion arsimor ku fëmijës do të duhej t’i jipen hapat e parë të njohjes dhe dijes shkencore.

Të gjitha videot dhe fotografitë nuk mund të gjenden më në Facebook, bashkë me faqen e cila tashmë nuk ekziston më në këtë rrjet social.

Në mesin e fotografive të postuara ishin edhe fotografi ku fëmijët kishin veshje me simbole kombëtare shqiptare.