Bale nuk frikësohet për lojtarët që transferon Reali, duke thënë se në ditët e sotme gjitha klubet bëjnë shpenzime marramendëse.
Raportohet se Real Madridi do të bëjë goditjen e madhe këtë verë, sjelljen e Kylian Mbappe për së paku 100 milionë euro, teksa besohet se numri 10 është i rezervuar për francezin.
I pyetur për gjitha transferimet dhe atë të mundshëm të Mbappes, Bale është përgjigjur se ai do të vazhdojë të punojë që të ruajë vendin e tij.
“Mendoj se ky është futbolli ditëve të sotme”, u përgjigj Bale. Çdo kund në botë, qoftë në Angli, Gjermani, Francë apo këtu Spanjë, gjithmonë do të ketë transferime të mëdha. Unë vetëm dua të fokusohem në punën time”, deklaroi Bale.
“Isco dhe unë nuk luajmë në pozicione të njëjta. Por, në fund të fundit gjithçka është në dorë të trajnerit (Zinedine Zidane), çfarëdo që ai vendos”.
‘Është e qartë se dytë duam të luajmë, është njëjtë [për gjithë lojtarët që duan të luajnë dhe mendoj se çdo repart i fushës është në rrezik për shkak të konkurrencës”, theksoi mes tjerash ai. /Gazeta Express/