Mirela Topulli, administratorja e “Euroteam” u shpall në kërkim një ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi një video ku ajo dhunonte gazetarin investigativ Genci Angjellari.
Ky i fundit kishte bërë një kronikë për kompaninë e Topullit, e cila dhidhte në lumin Erzen mbetjet e rrezikshme spitalore.
Pas ngjarjes policia bëri të ditur se e ka shpallur në kërkim administratore, e cila akuzohet për goditje dhe fyerje për shkak të detyrës, si dhe për shpërndarjen e mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjen së ambientit.
Por Topulli, siç duket edhe nga këto foto të Panorama Online, lëviz lirisht në zonën e ish Bllokut.
Fotografi i Panorama Online e ka fiksuar atë në 17 Korrik rreth orës 13:30, gjashtë ditë pas shpalljes në kërkim, teksa takohet me miqtë e saj.

