Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Vrau se i përdhunuan motrën, shqiptari zbulohet pas 16 vitesh në ishullin grek

I kërkuar për vrasje, kapet pas 16 vitesh 42-vjeçari shqiptar në Greqi.

Ngjarja ndodhi në Shqipëri, në vitin 2001 dhe ai është dënuar në 2004-ën me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raporton panorama.al Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në një fshat në ishullin grek Evias.

Sipas mediave greke, askush nuk kishte dyshime për shqiptarin, teksa ai jetonte në ishull prej 9 vitesh, bashkë me gruan dhe dy vajzat e mitura.

42-vjeçari u kap pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke. Siç raporton “Lamiareport”, shqiptari ka vrarë një person duke u hakmarrë për përdhunimin e së motrës.

Exit mobile version