Serge Aurier është duke pritur oferta nga Manchester City e Manchester United, lojtari nuk dëshiron të qëndrojë në Paris Sain Germain.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka konfirmuar se mbrojtësi, Serge Aurier, ka kërkuar të largohet, Manchester United dhe Manchester City janë duke monitoruar mbrojtësin e djathtë.
Ligue 1 tashmë kAnë transferuar Dani Alvesin këtë verë, duke mposhtur konkurrencën e Manchester City, këta të fundit tani janë hedhur në sulm për Aurier.
“Kam folur me Serge dhe i kam thënë se dëshiroj që ai të qëndrojë këtu me ne”, tha Emery për L’Equipe. “Ai më tha se dëshiron të largohet dhe se dëshironte të qëndrojë në Paris për t’u përgatitur për largimin”.
“Kështu, ne transferuam Dani Alves, një lojtar me shumë eksperiencë që ka shpirtin e kampionit”, theksoi mes tjerash trajneri PSG-së. /Gazeta Express/

