Teknologji

Publikohet iOS 10.3.3

By FIRST CHANNEL

July 20, 2017

Teksa kanë mbetur edhe pak muaj para lansimit të iPhone 8, Apple ka lëshuar sistemin e ri operativ 10.3.3 për iPhone, iPad dhe iPod.

Përderisa sistemi operativ sjell përmirësime në problemet e shkuara dhe në siguri, “BGR” raporton se ky mund të jetë përditësimi i fundit i iOS 10, pasi iOS 11 pritet të vijë për publikun në muajin shtator.

Në përgjithësi, iOS 10.3 nuk solli një ndryshim të madh në sistemin operativ. Përmirësime ka pasur në sistemin e ‘fileve’ dhe veçorinë “Find My AirPods”.

Nëse dëshironi ta shkarkoni këtë sistem operativ tani, duhet të klikoni në “Settings-General-SoftwareUpdate – Download and Install”.