Ermir Bushi, 35 vjeçari shqiptar është kapur dje nga policia italiane, pasi ishte pjesë e një tentative vjedhjeje në zonën e Suello së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.
Dy hajdutët po tentonin të hynin në vilë, por sa panë policët, ia mbathën me vrap, ndersa pak metra larg vilës policia pa një makinë që po bënte roje, brenda të cilës arrestoi Bushin.
Sipas mediave italiane brenda makinës u gjetën kaçavida, gërshërë, pinca dhe sende të tjera që përdoreshin gjatë vjedhjeve të shtëpive. /Gazeta Express/