Botë

Formacionet, Chelsea vs Manchester United (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 20, 2017

Chelsea dhe Manchester Unitedi janë afër të kompletojnë skuadrat për sezonin 2017/18 dhe pritet të jenë të frikshëm për çdo kundërshtar.

Si Antonio Conte ashtu edhe Jose Mourinho, kanë qenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar të verës dhe janë afër të kompletojnë skuadrat për sezonin 2017/18, që pritet të jenë të frikshëm për çdo kundërshtar, shkruan Goal, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi deri më tani ka transferuar dy lojtarë, derisa Chelsea tre.

Interesant është fakti se në sulmet e tyre, Mou e Conte do t’i kenë lojtarët e ndryshëm nga ata që i kërkuan.

Mou insistoi për Moratan, por në fund mori Lukakun, derisa Conte ka kohë që fliste për Romelun, por në fund transferoi sulmuesin spanjoll dhe pritet të jetë interesant dueli i tyre, për të parë se cili do të shpërthejë më klubin e ri.

“Blutë e Londrës” kanë transferuar lojtar edhe në mesfushë e mbrojtje, Bakayoko dhe Rudiger janë prurjet e reja, derisa “Djajtë e Kuq” kanë transferuar Lindelofin, kurse janë afër edhe anësorit të Interit, Ivan Perisic.

Goal shkruan Mou e Conte do të kenë formacione të frikshme për sezonin 2017/18, por cili realisht do të dalë triumfuas? /Gazeta Express/