Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Forcat RENEA prangosin një të dënuar me vrasje në Elbasan

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fajlë për Astrit Sufali alias, Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias, Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.

Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian. /Gazeta Express/

Exit mobile version