Mattia De Sciglio është i ngazëllyer që i është bashkuar Juventusit, siç ka thënë ai “klubit më të mirë në Itali dhe një ndër më të mirit në Evropë”.
Mbrojtësi italian, Mattia De Sciglio, u largua nga Milani për t’u transferuar te Juventusi për 12 milionë euro, plus 500 mijë të tjera bonuse.
Lojtari u shpreh tejet i lumtur me këtë transferim, duke premtuar se do të japë më të mirën në fushë.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një klubi të madh, si në Itali, ashtu edhe në Evropë”, tha De Sciglio.
“Është nder që të jem këtu dhe do të japë gjithçka nga vetja që t’ua shpaguajë besimin”.
“Tani synimi im është që të bashkohem sa më parë me grupin, të fitoj dhe të respektoj shokët e skuadrës, kjo është shumë e rëndësishme”.
“Do të bëj gjithçka që të fitoj edhe besimin e tifozëve”, theksoi mes tjerash De Sciglio. /Gazeta Express/
🎙 @mattia_desci: "Ready for business in black and white" ⚪️⚫️ #BenvenutoMattia pic.twitter.com/zbXTTkiCPg — JuventusFC (@juventusfcen) July 20, 2017