Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dëmton ujësjellësin e fshatit, policia parandalon sherrin me fqinjët

Përshkallëzimi i një konflikti mes fqinjëve në fshatin Shkopet të Kurbinit është parandaluar në kohë nga policia, ku mësohet se shkak ishte bërë dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit.

Policia e njoftuar për ngjarjen, arrestoi në flagrancë Ndue Ricën 63 vjeç, pasi akuzohet se ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, policia gjeti armë: – 2 pushkë model 63 , 19 kapsolle detonatore , 5 metër fitil zjarrpërcjellës , 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete) dhe 3 krehra.

Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Kurbinit për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”. /Gazeta Express/

Exit mobile version