Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare
Ashtu siç ishte paralajmëruar, trajneri italian, Christian Panucci, është emëror trajneri i ri i Shqipërisë.
Panucci do ta zëvendësojë strategun italian, Gianni De Biasi, i cili dha dorëheqje nga Kombëtarja para disa javëve, shkruan Express.
Ish-lojtari i Milanit, Romës, Real Madridit, Chelsea dhe Interit ka drejtuar skuadrat italiane Livorno dhe Ternana.
Kurse, për një kohë ka qenë edhe ndihmës i strategut italian, Fabio Capellos te përfaqësuesja e Rusisë.