Një 57-vjeçar nga Belshi është arrestuar ditën e djeshme nga policia nën akuzën e dhunës në familje.
Blutë e këtij qytetit bëjnë me dije se në pranga është vënë Riza Elezi, 57 vjeç banues në fshatin Kajan Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, T.E., 48 vjeçe dhe djalit të tij, shtetasit A.E., 25 vjeç.
Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /G.D – Gazeta Express/