Lajme

Droga në Vlorë, Demiraj përgëzon policinë

By FIRST CHANNEL

July 19, 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, ku falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme bën me dije operacionet e policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut.

Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare.

Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.

Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.

Gjatë javës së shkuar, në qarkun e Vlorës u sekuestruan gat 16 ton drogë nga policia.

/Gazeta Express/