Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Apeli me pesë seanca të reja, PSP me kërkesa të reja për paraburgim

Pas shqiptimit të paraburgimit për tre ish funksionarë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit, sot në pesë seanca do të vendosë për ankesat tjera të të akuzuarve dhe të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për vendimet e gjykatës më të ulët.

Gjykata dje i shqiptoi paraburgim, ish shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili pretendohet se e ka kryer përgjimin, kryerësin e urdhërit të Grujoskit për përgjim, Nikolla Boshkovski dhe ish shefin e Kabinetit të drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski.

Përpara Gjykatës së Apelit pritet që të paraqiten të akuzuarit në rastet “Tender” dhe “Toplik”, ndërkaq në ditët e ardhshme do të paraqiten edhe për rastet më të madhe në të cilat janë të akuzuar thuajse tërë kryesia e ngushtë e VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve është edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski./Portalb/

Exit mobile version