Inter dhe Sampdoria janë shumë pranë marrëveshjes për sulmuesin Patrick Schick
Sulmuesi i Sampdorias, Patrick Schick ishte shumë pranë kalimit në Juventus, ku edhe kreu testet mjekësore.
Por, një problem kardiak ndaloi transferimin e tij, pasi lojtari nuk mund të luajë për të paktën gjashtë muaj.
Kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Interit, të cilët tashmë thuhet se kanë arritur marrëveshje me Sampdorian, shkruan Sky Sport.
Zyrtarizimi i Schick do të bëhet nëse lojtari kalon me sukses testet mjekësore. /Express/