Neymar dhe Paul Pogba janë pjesë e karikaturës së ditës
Goal.com ka publikuar karikaturën e ditës, e cila si personazhe kryesore ka sulmuesin e Barcelonës, Neymar dhe mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Neymar mund të transferohet në PSG gjatë kësaj vere, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Ai do të thyente rekordin e Pogbas, i cili një vit më parë u transferua nga Juventus për 110 milionë euro. /Express/