Botë

​Duka befason me lajmin për Panuccin (Video)

By FIRST CHANNEL

July 19, 2017

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sërish e ka mohuar se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Kombëtares

Pavarësisht lajmeve të fundit që thonë se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Shqipërisë, Duka e mohon sërish, në pritje të përgjigjesh përfundimtare.

“Besoj se sot zyra për shtyp do të njoftojë afatin e fundit të zyrtarizimit, apo të përfundimit të këtij procesi”, tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq në vështirësi për të vendosur për trajnerin e kombëtares numri një i futbollit shqiptar.

“Është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, deklaroi Duka. /Express/