Cristiano Ronaldo është asistuesi më i mirë në katër vitet e fundit në Ligën e Kampionëve
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shumë shpesh akuzohet se është lojtar vetjak dhe nuk ndihmon bashkëlojatrët e tij.
Por, statistikat në katër vitet e fundit në Ligën e Kampionëve tregojnë krejt diçka tjetër.
Portugezi është asistuesi më i mirë në këtë periudhë me 16 asistime, duke lënë mbrapa sulmuesin e Barcelonës, Neymar me 15 asistime.
Dani Alves i PSG-së renditet në vendin e tretë me 11 asistime, ndërsa Alexis Sanchez është në vendin e katërt me 10 asistime.
Përveç asistimeve, Ronaldo ëshët edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve. /Express/

