Milan nuk do të shes gjatë kësaj vere dyshen Manuel Locatelli dhe Suso
Drejtuesit e Milanit kanë gëzuar tifozët e tyre, pasi kanë vendosur që të mos shesin dy talentet e skuadrës, Suson dhe Manuel Locatellin.
Të dy këta lojtarë pritej të largohen pas transferimeve të kësaj vere, por trajneri Vincenzo Montella i dëshiron në skuadër.
Sipas Tuttomercatoweb, të dy këta futbollist do të kenë rol shumë të rëndësishëm në sezonin e ri. /Express/
