Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

​Kukësi i pafat, eliminohet nga Championsi (Video)

Kukësi ka fituar 2:1 ndaj Sheriff Tiraspol, por është eliminuar nga Liga e Kampionëve

Skuadrës së Kukësit nuk i ka mjaftuar fitorja 2:1 ndaj Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve, pasi është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 2:2, fal golit që pëso sonte.

Vendësit shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Eminit në minutën e 35’ dhe Pejic në minutën e 45’.

Por, mysafirët u kthyen në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar me anë të Bayala në minutën e 56.

Kukësi nga minuta e 77 ishte me një lojtar më shumë në fushë pas përjashtimit me të kuq të Nooijer, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, pavarësisht se kishte edhe një penallti në minutën e 81’, të cilën nuk e konkretizoi Pejic. /Express/


Exit mobile version