Maqedonia sot ka kaluar testin e demokracisë dhe tregoi se si ndërtohet koncensusi, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së Komisionit kuvendor për politikë të jashtme që ishte zhvilluar me dyer të mbyllura, në të cilën është diskutuar për Projekt-marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Zaev gjtihashtu ka thënë se është precizuar se marrëveshja është në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Komisioni ishte i mbyllur, kurse kusht për të marrë pjesë në të ishte që deputetët të ishin anëtarë të Komisionit për punë të jashme dhe anëtarë të Këshillit për eurointegrime, por edhe për ata që kanë pasur certifikatë të sigurisë.

